Digjet pjesërisht një banesë trekatëshe në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka përfshirë katin e tretë të të kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.
Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë, raporton Euronews Albania.
Nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpimë 3 katëshe.
Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.
Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit. /Telegrafi/