Ngjarja ndodhi në mesditë kur autobusi me gjimnazistë, që ishte nisur nga Berati në momentet kur ishte duke udhëtuar në drejtim të Sarandës, ka shpërthyer një zjarr në pjesën e pasme të autobusit. Drejtuesi ka frenuar menjëherë dhe maturantët kanë mundur të dalin me shpejtësi nga autobusi. Situata shkaktoi panik mes të rinjve që ishin drejtuar për në Sarandë për ekskursion.
Zjarrfikës të shumtë mbërritën në vendngjarje dhe mundësuan shuarjen e flakëve, por mësohet se megjithë ndërhyrjen autobusi është bërë shkrumb e hi. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan zjarrin./Telegrafi/