Telegrafi

Merovci: Së pari ligjet pastaj privatizimi dhe koncesionimi i NP-ve

Gjatë një konfernce të mbajtur sot për shtyp, nënkryetari i kësaj partie, Safet Merovci, pasi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fillimin e procesit të privatizimit dhe koncesionimit të ndërmarrjeve publike, përderisa nuk ka ligje të aprovuara për këto procedura, ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës aprovimin e ligjit për koncesion si dhe të atij për partneritet publik – privat.

“Parlamenti i Kosovës duhet të aprovojë një ligj modern për koncesion, që mbështetet në parimet themelore të cilat bazohen në standardet e pranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të përcaktuara nga mekanizmat relevantë ndërkombëtarë”.

Ndërkaq sa i përket ligjit për partneritet Publik-Privat, Merovci ka pohuar se ky ligj kërkon perfomancë dhe ndërmarrje të përbashkët bazuar në përgjegjësitë dhe rreziqeve midis entitetit publik dhe partnerit privat.

Gjatë kësaj konference të mabjtur për shtyp Merovci ka, kërkuar nga Qeveria e Kosovës edhe aprovimin e ligjit për Bankën Kosovare për Infrastrukturë (I-Bank).

Sipas tij, krijimi i Bankës Kosovare për Infrastrukturë (I-Bankës) do të ishte një ndërmarrësi e rrallë, por tepër domethënëse, për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse është rruga më e drejtë e alokimit më të mirë dhe më të frytshëm të fondeve shtetërore, respektivisht publike. /Telegrafi/