Site icon Telegrafi

Mero dhe Eno për herë të parë në Kosovë, të dielën spektakël në Hangover Land

Ata kanë thyer çdo rekord me mega hitin e tyre “Ferrari”.

Bëhet fjalë për superyjet e repit gjerman, Mero dhe Eno që për herë të parë kanë zbarkuar në vendin tonë për një performancë.

Ata performojnë të dielën në Hangover Land në Gjakovë, klubi i natës spektakolar në ambient të hapur, që ka arritur të sigurojë performancën ekskluzive të dy artistëve ne renome ndërkombëtare.

“Kemi kënaqësinë që në këtë edicion të pestë dhe jubilar të Hangover, të kemi shumë mbrëmje ndërkombëtare”.

“Po, Mero dhe Eno tashmë janë në Kosovë dhe ata performojnë të dielën për herë të parë dhe ekskluzive në vendin tonë. Falënderoj Groove Music  Management për bashkëpunimin”, ka thënë Valdrin Rizvanolli, pronar i HangoverLand për Telegrafin.

Kujtojmë se Hangover është klubi i natës më i madh në vend dhe është në ambient të hapur.

Kurse, për Meron dhe Enon kjo është hera e parë në Kosovë kurse Hangover vazhdon nga e diela çdo mbrëmje me performanca në kuadër të HangoverFest. /Telegrafi/

Exit mobile version