Site icon Telegrafi

Merluc në salcë të bardhë

Nevojiten:

*1 kg merluc
* 150 gr kajmak
* majdanoz
* 1 limon
* 3 lugë miell
* 200 ml shtalpë neutrale
* va, kripë, piper i zi

Gatimi

Peshqit i presim në fileta, ua largojmë kockat, i kripim filetat dhe grijmë mbi to piper të zi. Sipër hedhim lëng të një limoni. I lëmë për një kohë t’i mpijnë erëzat. Pastaj, i thajmë filetat në leckë kuzhine. Filetat i kalojmë në miell në të dy anët dhe i skuqim në vaj. Pasi skuqen, filetat i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t’ua mpirë yndyrën.

Në enën me kajmak e hedhim shtalpën neutrale dhe verën dhe i përziejmë me tel kuzhine.

Në tavën qeramike hedhim vaj dhe e vëmë majdanozin dhe gjethet e dafinës. Pastaj, në tavë e vëmë gjysmën e filetave. Me garuzhdë, sipër filetave hedhim nga salce e bardhë. Sipër i vëmë filetat e mbetura. Edhe sipër tyre hedhim salcë të bardhë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile. Pranë gjethit të sallatës i servirim copët e patateve të ziera. Filetat e merlucit i servirim në pjatë. Zbukurojmë me katër feta limoni, me copë bishti qepe të njomë dhe me degë majdanozi.

Exit mobile version