Përbërësit:
▪ 500 gr merluc
▪ 20 gr sheqer
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 2 gjethe sherbelë
▪ 1 lugë uthull vere të bardhë
▪ 1 gotë verë e bardhë
▪ 2 deri në 3 lugë miell
▪ vaj ulliri
Përgatitja:
Lyejeni merlucin me miell dhe skuqeni mirë nga të dyja anët, në një tigan me vaj ulliri (pothuaj nga katër minuta për secilën anë).
Kur copat e merlucit të jenë skuqur, vendosini në një letër kuzhine që të thithë vajin.
Në një tigan tjetër hidhni verën e bardhë, hudhrën e prerë në copa të vogla, sheqerin, uthullën dhe gjethet e sherbelës. Lëreni të ziejë dhe më pas shtoni copat e skuqura të merlucit.
Lëreni në zjarr të fortë edhe për pesë minuta të tjera, duke i kthyer copat e merlucit herë pas here në mënyrë që të marrin sa më shumë aromën e erëzave. Servireni të nxehtë.