Site icon Telegrafi

Merko dy herë ka emëruar drejtoreshë të shkollës pa arsim të lartë, KSHPK kërkon ndjekje penale

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme njoftoi se do të dorëzojë iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike Strugë për ndjekje penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksuan anëtarët e KSHPK-së, Merko në dy raste në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtrues detyre drejtoreshën në një shkolle fillore në Strugë e cila nuk ka pasur arsim të lartë dhe as përvojën e nevojshme të punës.

Nga atje propozojnë që penalisht të ndiqet edhe u.d. drejtoresha dhe disa punonjësve të tjerë, të cilët e ndihmuan atë të falsifikonte dokumentet që i nevojiteshin për zgjedhjen e postit të drejtorit.

Drejtoresha kishte katër vjet e tetë muaj përvojë pune, e cila nuk mjafton për t’u emëruar drejtor./Telegrafi/

Merko është futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara si përgjithësisht i papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në aktivitete korruptive. Siç njoftoi Departamenti i Shtetit, Merko përvetësoi fonde dhe ndërhyri në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version