Telegrafi

Merkel: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, kërkon përpjekje të përbashkëta

"Është e qartë se të gjitha kontestet, përfshirë ato globale, mund t’i zgjidhim vetëm nëse angazhohemi që të gjejmë rrugën e përbashkët, madje edhe kur kjo nuk është fare e lehtë", ka deklaruar Merkel në një konferencë të përbashkët për media.

Ndërkaq ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Gjermanisë, Sergey Lavrov dhe Frank-Walter Steinmeier, u kanë shprehur mbështetjen përpjekjeve të treshes ndërmjetësuese në hartimin e një modeli për statusin e Kosovës nën kontrollin e Këshillit të Sigurimit të KB, "i cili do të kënaqte edhe Beogradin edhe Prishtinën", ka bërë të ditur Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Përveç çështjes së Kosovës, në qendër të vëmendjes të dialogut gjermano-rus ishin edhe planet e SHBA-së për të instaluar sistemin e mbrojtjes kundër-raketore, çarmatimi dhe mospërhapja e armëve nukleare, si dhe samiti i radhës Rusi-BE në Portugali.