Telegrafi

Merkel, Vuçiqit: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi përmes një video lidhje me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në një bisedë telefonike me presidentin serb, Vuçiq, Merkel theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie thelbësore, raporton b92.

Ata ranë dakord se pos dialogut mes dyja vendeve, gjithashtu edhe ruajtja e paqes mes dyja palëve është e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Presidenti Vuçiq deklaroi se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të vazhduar me sukses këtë dialog, në mënyrë që të arrihet një atmosferë konstruktive.

Presidenti serb theksoi gjithashtu nevojën për një plan të qartë për zgjerimin e BE-së dhe një kornizë kohore për anëtarësimin, pasi procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. /Telegrafi/