Telegrafi

Merkel vs Obama për programet ekonomike

Përmes një letre të hapur drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të G 20-ës, Obama deklaronte se "Kapaciteti ynë për të pasur rritje ekonomike pa harxhime të tepërta që kanë vënë në vështirësi ekonomitë tona para dy vjetëve, kërkon shtimin e përpjekjeve tona për përsosjen e reformave të përshtatshme për sistemin financiar".

Nga ana tjetër, Angela Merkel deklaroi se në samitin e G20-ës që do mbahet pas një jave në Toronto të Kanadasë "do të diskutojmë lidhur me kohën e kapërcimit të fazës së programeve të përbashkëta për kalimin në fazën e konsolidimit afatgjatë të buxheteve, sipas pjesëmarrësve evropianë dhe veçanërisht sipas Gjermanisë, jashtëzakonisht e nevojshme dhe urgjente".