Telegrafi

Merkel: I uroj çdo të mirë Dortmundit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komentuar sulmin ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para ndeshjes me Monacon në Ligën e Kampionëve.

Kancelarja gjermane e ka konsideruar si shenjë pozitive faktin se ndeshja prapë do të zhvillohet sonte.

“Është një shenjë shumë pozitive se skuadra nuk është zmbrapsur para terrorit”.

“Por, ato do të luajnë në këtë situatë të vështirë. Ju uroj gjitha të mirat”, theksoi Merkel.

Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Monaco do të zhvillohet sonte nga ora 18:45.