Site icon Telegrafi

Merkel: Do t’i gjejmë dhe do t’i dënojmë sulmuesit

Kancelaria Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania do të punojë së bashku me Belgjikën për të gjetur dhe për të dënuar autorët e sulmeve të së martës në Bruksel.

Ajo ka shtuar se kabineti gjerman do të diskutojë për ndikimin që mund të kenë këto sulme në Gjermani.

“Do të punojmë në çdo mënyrë me forcat e sigurisë belge për të gjetur, identifikuar dhe dënuar autorët e krimeve të sotme”, ka thënë Merkel, raporton Reuters, transmeton koha.net.

Në mëngjesin e së martës në Bruksel ndodhën tri sulme. Dy në aeroport dhe një në metronë e qytetit duke lënë të vdekur së paku 30 persona.

Exit mobile version