Telegrafi

Merkel-Sarcozy, plan për t’i bërë ballë krizës

“Po hartojmë një plan për ta bërë Evropën më të fortë”, konfirmoi shefja e ekzekutivit të Berlinit në një deklaratë të përbashkët me kreun e Elizesë.

Nga ana tjetër edhe Sarkozi ka folur me të njëjtat tone, duke theksuar se kjo marrëveshje synon forcimin e ekonomisë në kontinentin e vjetër.

“Duam një Evropë me të bashkuar dhe me të gjallë përballë krizës”, theksoi presidenti francez.

Dy liderët e vendeve me më shumë peshë në BE do t’ia prezantojnë këtë projekt presidencës së BE-së që aktualisht e mban Çekia.