Telegrafi

Merkel, samit për luftimin e krizës financiare

 

BERLIN, 19 nëntor- Në ditën e dytë të konsultimeve të kabinetit qeveritar në kështjellën Meseberg afër Berlinit, Merkel njoftoi mbajtjen në datën 2 dhjetor të një takimi të nivelit të lartë me sindikatat, shoqatat ekonomike dhe bankat. Po ashtu është vendosur edhe për vazhdimin e misioneve të bundesvehrit në Afganistan dhe në Kepin e Afrikës. Edhe misioni e forcave të marinës para bregdetit të Libanit do të zgjatet, por vetëm me një gjysmë viti. Të gjitha zgjatjet e mandateve duhet të miratohen edhe nga parlamenti.