Telegrafi

Merkel: Paketa e shpëtimit mbron paratë e njerëzve

Me këtë do të mbrojmë paratë e njerëzve në Gjermani, theksoi Merkel në zyrën e kancelares. Paketa duhet të interpretohet si një sinjal për tregjet.

Ministri i Jashtëm shtoi se të gjithë spekulantët që sulmojnë euro-n duhet ta dinë se BE është në gjendje që t’i parandalojë këto sulme. Kancelarja ka thirrur për ditën e martë një takim emergjent të kabinetit për krizën e euro-s dhe masat e shpëtimit.

Marrëveshja e ministrave të financave të BE-së për fondin gjigant të krizës ka rritur ndjeshëm edhe indeksin e aksioneve gjermane. /DW/