Telegrafi

Merkel: Nuk duhet të ketë rritje ekonomike me çdo çmim

Në mesazhin e saj javor të publikuar në internet të të shtunën, Merkel ka thënë se një nga pikat më interesante dhe më të kontestueshme në samit pritet të jetë çështja e strategjive për rritjen ekonomike.

"Gjermania mbështet këtu tezën se nuk duhet të ketë rritje ekonomike me çdo çmim, por ajo duhet të jetë e qëndrueshme, ekologjike dhe me potencial për të ardhmen", ka thënë Merkel.

Ndërkohë që të premten, presidenti amerikan, Barack Obama kishte paralajmëruar shtetet e G20-s ndaj masave të ekzagjeruara të kursimit për shkak të krizës së borxheve.

Prioritet në samit duhet të ketë sigurimi i rritjes ekonomike ka thënë Obama në një letër drejtuar qeverive të 20 vendeve më të industrializuara të botës, një javë para zhvillimit të samitit të G20 në Toronto.

Letra i drejtohet veçanërisht Gjermanisë dhe shteteve të tjera evropiane që me masa të forta kursimi duan të konsolidojnë buxhetet shtetërore. /DW/