Telegrafi

Merkel në mision për ta bindur Bushin për rrugën e “butë” të pavarësisë së Kosovës

Sipas kësaj gazete, kancelarja Merkel, duhet ta bindë Bushin që ai ta përcjell planin kohor të evropianëve, të cilët janë për “rrugën e butë” drejt pavarësisë së Kosovës".

Sipas këtij plani, kjo do të thotë që përpjekjet ndërmjetësuese, në kuadër të misionit të Treshes, të respektohen deri “në sekondën e fundit”.

"Nëse serbët dhe shqiptarët, në atë afat, nuk përafrohen, atëherë mund të ndodhë shpallja e pavarësisë së Kosovës", shkruan kjo gazetë dhe shton se "madje edhe atëherë për evropianët është me rëndësi që procesi të kalojë në kuadër të afatit preciz kohor dhe pa konfrontime".

"Nxitimi nga Washingtoni, siç po e bën me padurim nënsekretari i diplomacisë, Nicholas Burns, do të shkaktonte ndarje në Evropë. Ndryshe nga ai, Bush në të gjitha video-konferencat ka premtuar se, kur bëhet fjalë për Kosovën, do të përcjellë evropianët", shkruan kjo gazetë në numrin e sotëm.