Telegrafi

Merkel: Mos harroni Indinë!

Rritja ekonomike në Indi aktualisht është rreth nëntë për qind, ngjashëm me bumin ekonomik të Kinës.

"Mos e harroni Indinë, sepse është një treg shumë interesant. Për një kohë të gjatë evropianët dhe gjermanët nuk janë prezantuar sa duhet në këtë vend", theksoi Merkel, e cila në Indi është pritur me nderimet më të larta ushtarake.

Kancelarja do të theksojë vendosmërinë e Gjermanisë për të ndihmuar zhvillimin e Indisë. Ndër pikat qendrore do të jenë luftimi i varfërisë, ruajtja e klimës dhe teknologjitë e reja. Në Indi Merkel po shoqërohet nga një delegacion i lartë ekonomik. /Deutsche Welle/