Telegrafi

Merkel mbron rritjen e eksportit gjerman

Ai tregon se sa konkurrues janë produktet gjermane, tha Merkel për gazetën "Die Welt". Në të njëjtën kohë kancelarja paralajmëroi për shtrembërimet në kursin e këmbimit. Një politikë, e cila artificialisht mban të ulët kursin valutor është në fund të fundit dritëshkurtër dhe e dëmshme.

Merkel udhëton këtë të mërkurë për në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Aty zhvillohet të enjten dhe të premten samiti i G20-s. /Telegrafi/