Telegrafi

Merkel kundër ndihmës financiare për Greqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel i përjashtoi energjikisht në televizion ndihmat miliardëshe.

Bashkimi Evropian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, theksoi kancelarja në kanalin e parë televiziv gjerman ARD.

Këtë të hënë komisioneri për ekonominë Olli Rehn pritet në Athinë për bisedime mbi krizën financiare. Merkel pret të premten në Berlin kryeministrin grek Jorgos Papandreu.