Telegrafi

Merkel: Kriza nuk ka marrë fund

Vërtet mund të jetë arritur fundi i të tatëpjetës, por kriza ende nuk ka përfunduar, vlerësoi Kancelarja në Berlin gjatë një takimi me kryetarë të sindikatave në Zyrën e Kancelares.

"Kriza ka arritur fundin e të tatëpjetës por nuk ka përfunduar. Tani duhet të angazhohemi plotësisht që të arrijmë aty ku ishim përpara krizës dhe këtë shteg rritjeje duhet ta ndërtojmë bashkarisht", tha Merkel, e cila shprehimisht i bëri thirrje sindikatave për të kontribuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. /dw/