Telegrafi

Merkel këshillohet me shefin e Fiat-it për Opel-in

Në bisedimet në kancelari do të merrte pjesë edhe ministri i ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg. Guttenberg e kishte cilësuar ofertën e deritanishme të Fiat-it si të pamjaftueshme.

Qeveria gjermane do të vendosë deri nesër në lidhje me investuesin e parapëlqyer për Opel-in dhe do të shqyrtojë nëse do të vërë në dispozicion për këtë ndihma nga shteti.

Favorit për blerjen është aktualisht furnizuesi kanadezo-austriak me pjesë automjetesh Magna. Interes ka treguar edhe investuesi financiar amerikan Ripplewood.

Megjithatë vendimi përfundimtar merret prej koncernit amerikan mëmë General Motors.