Telegrafi

Merkel kërkon zgjerimin e rrjetit të energjisë elektrike

Ndryshe sipas mendimit të saj nuk mund të arrihet epoka e energjisë ekologjike, tha kryetarja e Unionit Kristiandemokrat gjatë një fjalimi në Darmstadt. Zgjerimin masiv i rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike në Gjermani ka ngelur prapa zhvillimit të burimeve alternative për prodhimin e energjisë, transmeton Dw.

Kështu që deri tani nuk ka pasur mundësi që rryma e prodhuar nga era në veri të transportohet në jug të vendit.

Qeveria Federale është duke luftuar për të paraqitur një koncept për politikën energjetike. Ai duhet të paraqitet në fund të muajit shtator. /Telegrafi/