Telegrafi

Merkel kërkon kontroll më të madh të sistemit financiar

Duke iu referuar krizës bankare në SHBA Merkel tha sot (17.9.) në Berlin se nevojitet një kuadër më i mirë rregullator. Gjermania pati iniciuar gjatë presidencës së G-8s vitin e kaluar një nismë për transparencë.

Ndërkohë shumë gjëra kanë lëvizur, tha kancelarja gjermane duke iu referuar një procedure më të mirë vlerësimi dhe një kodi etik për agjensitë e listingut:

:Fatmirësisht mund të themi që tani se shumë gjëra janë vënë në lëvizje. Nuk bëhet fjalë vetëm për ide por për lëvizje konkrete në procedurat e vlerësimit, në bashkëpunimin me autoritetet e mbikqyrjes dhe një kodi sjelljeje të përmirësuar para së gjithash sa i takon agjensive të listingut."

Edhe pse ndikimi në Gjermani i krizës në SHBA pritet të jetë i moderuar Merkel theksoi se politika nuk mund të rrijë pa vepruar:

"E theksoj: është e drejtë që tani në parlament të diskutohet mbi ndryshimi e ligjit për ekonominë e jashtme. Ne nuk mund të rrimë duarkryq, politika ka për detyrë të drejtojë. Ajo ka një obligim ndaj shtetasve për të mos i lënë gjërat në rrjedhën e tyre por t’i drejtojë dhe t’u japë formë zhvillimeve." /BBC/