Telegrafi

Merkel humb ekuilibrin në podium (Foto)

61-vjeçarja ishte duke zbritur shkallët e skenës në një event të organizuar në qytetin Karlsruhe kur papritur humbi ekuilibrin.

Fotoja tregojnë se si Merkel hap duart duke u përpjekur të ruajë balancën ndërkohë që kryeministrii Bavarisë, Horst Seehofer, i ofron ndihmë.

Më pas ajo ngre dorën për ta sinjalizuar se është mirë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë. Incidenti ndodhi pak momente pasi Seehofer mbajti fjalimin e tij në kongresin e përvitshëm federal.