Telegrafi

Merkel: Globalizimi duhet të jetë më social

Në një takim në Berlin me kryetarët e institucioneve më të rëndësishme ekonomike ndërkombëtare, Merkel tha se, shanset e globalizimit janë shumë më të mëdha se rreziqet që vijnë prej tij.

Por në mënyrë që njerëzit të përfitojnë prej tij, janë të rëndësishme – një tregti e ndershme në të gjithë globin dhe rregulla transparente në tregjet ndërkombëtare financiare.

"Më e rëndësishmja për një bashkëpunim të suksesshëm është që bashkësia ndërkombëtare të vendosë objektiva të caktuar për dhënien formë globalizimit. Nuk duhet të merremi përjetësisht me çështje formale të bashkëpunimit por të përcaktojmë objektiva të përbashkët që të kemi vërtet sukses", tha Merkel.

Në konsultimet me rastin e mbarimit të presidencës gjermane të G-8-s morën pjesë shefat e Organizatës Botërore të Tregtisë, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare për Punën dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. /DW/