Telegrafi

Merkel: Ekonomia e Greqisë me rritje

Reformat e marra nga Greqia kanë shënuar rezultatet fillestare dhe ekonomia e Greqisë ka shfaqur shenjet e rritjes pozitive, tha kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një takimi me kryeministrin grek Antonis Samaras.

Kryeministri grek tha pas takimit me kancelaren se tani Greqia doli nga periudha e rënies ekonomike.

“Situata ekonomike në katërmujorin e tretë në këtë vit ka treguar shenja rimëkëmbjeje. Përveç kësaj, përqindja e papunësisë po ulet gradualisht”, tha Samaras.

Greqia duhet të vazhdojë deri në fund planin e reformave duke mbajtur një kontakt të ngushtë me Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha Merkel. /Telegrafi/