Site icon Telegrafi

Merkel dhe Modi marrëveshje të shumta në fushën e teknologjisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri indian, Narendra Modi, ishin në qendrën teknologjike të Indisë, në Bangalore për bisedime për rritjen e bashkëpunimit në këtë sektor.

Të dy liderat do të marrin pjesë në takime me industritë kryesore të sektorit të organizuara nga Shoqata Kombëtare e Softuerëve dhe Kompanive të Shërbimit.

Në Bangalore janë të përqendruara bizneset më të mëdha gjermane si Bosch, SAP, Siemens dhe Daimler.

Rreth 1 700 kompani gjermane zhvillojnë aktivitetet e tyre në Indi, dhe shumë kanë hapur ose kanë zgjeruar fabrikat e tyre në vend.

India dhe Gjermania nënshkruan të hënën shumë marrëveshje për bashkëpunime mbi çështjen e ndryshimit klimatik, për dhënien e asistencës për programin e energjisë djellore indiane, si dhe për dërgimin e ndërmarrjeve tregtare gjermane në Indi. /Telegrafi/

Exit mobile version