Telegrafi

Merkel: Buxheti prioritet

Zyrtarë nga kabineti i Merkelit thanë se konsolidimi i buxhetit është prioritet kryesor, i tyre, duke thënë se në tremujorin e dytë rritja e BPV-së arriti 2.2 për qind.

Shumica e ekonomistëve janë të bindur se në fund të vitit, rritja ekonomike mund të ngjitet në 3 për qind, që është dyfish më shumë sesa parashikimi paraprak prej 1.4 për qind.

Sipas parashikimeve të ekonomistëve, të ardhurat tatimore do t’i sjellin buxhetit 10 miliardë euro shtesë. /Agjencitë/Telegrafi/