Telegrafi

Merkel bën thirrje për forcimin e euros

 Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, thekse nga të cilat tash janë lëshuar, Merkel i referohet krizës së borxheve në Greqi dhe në Irlandë duke thënë se “Evropa është ballafaquar me një sprovë të madhe në muajt e fundit” .

Kancelarja tha se Evropa duhet të marrë veprime për të forcuar euron duke thënë se euro “është më shumë se një valutë”.

Ajo theksoi se Evropa e bashkuar garanton “paqe dhe liri”, ndërsa euro si simbol i unitetit evropian, formon bazën e prosperitetit të Gjermanisë. Merkel po ashtu ka lavdëruar gjermanët për tejkalimin e krizës ekonomike, duke thënë se gjermanët janë shfaqur më të fortë.

Gjermania është kontribuuesi më i madh i pakove të shpëtimit të dhëna për Greqinë dhe Irlandën dhe disa anketa sugjerojnë se entuziazmi gjerman për euron mund të venitet, me një përqindje domethënëse të gjermanëve që preferojnë kthimin e markës gjermane. /Telegrafi/