Telegrafi

Meritan Shabani startues për Bayernin në miqësoren ndaj Juventusit

(Foto: Meritan Shabani/Instagram)

Bayern Munichu dhe Juventusi do të përballen nga ora 01:00 pas mesnatës në një prej miqësoreve parasezonale në kuadër të International Champions Kupë.

Gara ndërkombëtare e cila zhvillohet në disa shtete të ndryshme gjatë pushimit para fillimit të kampionateve, i mbledh skuadrat më prestigjioze të kontinentit të vjetër në përballje me njëra –tjetrën.

Bayerni nga ora 01:00 zhvillon ndaj Juventusit miqësoren e radhës ku nga minuta e parë luan talenti shqiptar, Meritan Shabani në radhët e gjermanëve.

Sfida zhvillohet në stadiumin gjigant Lincoln Financial Field në Filadelfia.

Formacioni zyrtar i Bayernit: Ulreich, Wagner, Ribery, Martinez, Bernat, Johansson, Gnabry, Will, Zylla, Shaani, Stanisic.

Formacioni zyrtar i Juventusit: Perin, De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro, Marchisio, Pjanic, Emre Can, Cancello, Favilli, Bernardeschi.