Telegrafi

Merita Spahiu feston ditëlindjen, Albatriti e uron me fjalë të sinqerta zemre (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, merita Spahiu ka festuar sot (e diel) ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një nga urimet më të veçanta, këngëtarja e ka marrë nga djali i saj, këngëtari Albatrit Muqiqi.

Ky i fundit, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me të ëmën, teksa shkruan fjalë të sinqerta në mbishkrimin e fotografisë.

“Nana ime e dashur sot ke ditëlindjen. Të dhashtë Zoti shëndetin, harmoninë dhe të gjitha të mirat e kësaj bote së bashku me ne. Të dua shumë, vetëm Zoti e din sa” (sic.), ka shkruar Albatriti në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, nga familja Muqiqi kanë dalë shumë këngëtarë, përveç prindërve Nysretit dhe Meritës, rrugës së muzikës i janë futur edhe djali i tyre i madh Albatriti, dhe vajza e dytë, Albiona Muqiqi. /Telegrafi/

Merita Spahiu dhe vajza e saj, Albiona Muqiqi