Site icon Telegrafi

Merita: E vërteta e babait tim vrasës

Merita, 27 vjeçare për gazetën “Blick”, e cila është nënë e një fëmije 9 muajsh ka folur mbi përjetimet dhe dhunën që babai i saj kishte ushtruar në tërë familjen.

“Me dhunë ishte përpjekur që në çdo mënyrë të çoj një jetë luksoze. Për të paguar borxhet e axhës tonë në Kosovë, ai e kishte detyruar me dhunë nënën që të gjejë një punë”, shpjegon Merita.

Ajo thekson se vetë ka qenë e rrahur dhe ka marrë lëndime trupore nga babai i saj, ndërsa në spital kishte deklaruar se ishte rrëzuar nga shkallët.

Merita rrëfen se babai i saj Shaniu ka vrarë punëtoren sociale, për shkak se ajo nuk i kishte rritur ndihmën sociale, një shumë që do të mjaftonte për të pastruar borxhet në Kosovë dhe për të kaluar një jetë luksoze në Zvicër.

Sipas saj, për këtë çështje Shaniu para pesë viteve kishte atakuar një punëtore tjetër sociale, e cila kishte marrë lëndime trupore, ndërsa Shaniu ishte dënuar vetëm me një gjobë në para.

Policia zvicerane njoftoi se vrasësi kishte sjellë pistoletën nga Kosova më datën 8 gusht të këtij viti. Ai para gjykatës ka shpjeguar se ka vrarë bashkëshorten pasi që ajo deshti divorcin, ndërsa punëtoren sociale për shkak se nuk i kishte rritur ndihmën sociale.

Shaniu ka shpjeguar para gjykatës se gjatë qëndrimit në Kosovë, familiarët e tij në Kosovë kanë manipuluar atë duke i thënë se ”një mysliman i gjallë nuk dëgjon gruan dhe se gruaja që don të ndahet nga burri, është një mëkatare e cila meriton vdekjen”. /Ina/Telegrafi/
 

Exit mobile version