Site icon Telegrafi

Merimangat mbulojnë një qytet në Australi

Banorët në qytetin e jug Australisë Goulburn, kanë se dielli ishte i bllokuar për disa minuta dhe ne ato momente ka rënë një pëlhurë e trashë.

Mr Watson ka thënë se i gjithë vendi ishte i mbuluar me këto merimanga të vogla të zeza, dhe kur kam shikuar drejt diellit aty dukej si një tunel qindra metra lartë qiellit.

‘’Unë jam 10 minuta larg qytetit dhe aty shihet mirë së janë me qindra merimanga së bashku me rrjetat e tyre dhe shtëpia ime është e mbuluar me to’’, ka thënë Mr Watson, transmeton Klan Kosova.

Edhe pse kjo mund të konsiderohet e huaj për njerëzit në Britaninë e Madhe, ajo nuk është e pazakontë për disa pjesë të Australisë.

Merimangat janë të njohura për të migruar në majat e bimëve dhe pemëve duke i përdorur rrjetat e tyre si parashutë.

Kjo teknikë e migrimit që është në ngritje është konsideruar nga shkencëtarët të jetë një nga arsyet pse merimangat janë gjetur në çdo kontinent.
 

Exit mobile version