Në Australi ka gjarpërinj helmues, krokodilë që hanë njerëz dhe kandila deti shumë djallëzorë, ndërsa tani është edhe një lloj merimange që mbytë dhe ha minj.
Sipas videos së postuar në internet, shihet se ky insekt nuk e ka problem ta bartë prenë edhe nëpër sipërfaqen e lëmuar të derës së frigoriferit, transmeton Telegrafi.
Mësohet se kjo krijesë është aq e ashpër dhe e fuqishme, sa që e quajnë ‘Gjuetar’.
“Merimanga e ka ngrënë miun dhe është në gjendje shumë të mirë. Ne e kemi adoptuar dhe ia kemi vënë emrin Hermie. Tani ai po kujdeset që të na heqë minjtë nga shtëpia, gjë që është forma e tij e pagimit të qerasë”, ka shkruar Jason Wormal, pas videos së publikuar.
Njohësit kanë thënë se nuk kanë parë më herët që një merimangë e tillë të bartë një mi, por nuk është e çuditshme sepse fuqia saj është enorme. /Telegrafi/
https://youtu.be/zG4YY7RHxDs