James Dunbar nga Bristoli i Anglisë, ka dokumentuar një merimangë teksa mbledhë flluska ajri, për t’i dërguar në çerdhen e saj që ndodhet nën ujë.
Insekti shihet se si krijon një rrjet të vogël, brenda së cilit mbushë oksigjen, për ta dërguar në hapësirën mes degëve që e përdorë si strehë, transmeton Telegrafi.
Këto janë të vetmet merimanga, që jetojnë gati tërësisht në ujë, ndërsa me rezervat e mbledhura mund të kalojnë një kohë të gjatë, pa pasur nevojë të dalin në sipërfaqe.
Videoja e postuar më poshtë, shfaqë procedurën e grumbullimit të ajrit, si dhe teksa kapë një pre që i kalon afër. /Telegrafi/
https://youtu.be/fr9Or4ss8Jo