Për disa ditë me radhë, gruaja e njohur vetëm si Li, ka pasur dhimbje të mëdha në vesh.
Me gjithë tabletat kundër dhimbjes, asaj nuk i kanë pushuar dhimbjet, transmeton Telegrafi.
Me të shkuar tek një qendër otorinolaringologjie në Xiamen të Kinës, mjekët janë befasuar me atë që i kanë gjetur.
Në veshin e Li, ka qenë një merimangë, që ka arritur të krijoi rrjetë gjatë tërë hapësirës së kanalit të veshit.
Kjo i ka dhënë asaj dhimbje, si pasojë e presionit të timpanit.
Mjekët kanë intervenuar shpejtë, nga frika se merimanga mund të lëshoi vezë, në çerdhen e saj të re. /Telegrafi/