Arian Mavriqi nga Kamenica e ka filmuar nga afër një merimangë, që me mjeshtri të madhe e thurte rrjetin.
Videoja e postuar më poshtë e tregon insektin që nxjerrë materien dhe me shumë saktësi, ngjet fijet me njëra-tjetrën, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, kanë dhënë komente pozitive, ndërsa e kanë pëlqyer dhe shpërndarë shpesh.
“Është një arkitekte e vërtetë, punëtore shumë e përpiktë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/