Darwin quhet merimanga e vogël që është gjetur më 2009 në Madagaskar, e cila ka mundësi të punojë rrjetin e gjatë afro 25 metra.
Insekti lëshon materien në kohën kur frynë erë e lehtë, në mënyrë që të krijohet kjo urë mbi lumë, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, mund të kaloi në bregun tjetër, si dhe ta shfrytëzojë si kurth për të zënë insektet që fluturojnë në atë hapësirë.
“Fijet që lëshon kjo merimangë, janë fibrat natyralë më të fortë në planet”, kanë thënë ekspertët lidhur me rastin.
Shkaku i fortësisë, rrjeti pos që është i gjatë ka edhe dy metra gjerësi dhe është shumë i shpeshë, që të jetë sa më efikas në zënien e presë. /Telegrafi/