Telegrafi

“Merimanga” dështon ta largojë superveturën – ishte shumë e rëndë (Video)

Një kamion për bartje të automobilave ka provuar, por ka dështuar ta largojë nga një parkim ilegal një Maybach 62S në Vjenë të Austrisë.

Maybach 62S peshon 2805 kilogramë dhe është i gjatë 6.16 metra, andaj procesi i bartjes ishte shumë i mundimshëm.

Një model i tillë me ngjyrë të bardhë ishte paraparë të tërhiqej nga “merimanga”, por pesha e tij e madhe e ndaloi këtë.

Video shfaq tentativat e personave që tentuan ta largojnë, por që në fund e bllokuan edhe më shumë rrugën duke i ndryshuar pozitën Maybachut.