Merih Demiral sot është prezantuar si lojtar i Juventusit, ndërsa thotë se bashkimi me këtë klub është një ëndërr e realizuar.
Demiral u prezantua më në fund si lojtar i Juves të martën, dhe pse mbrojtësi që erdhi nga Sassuolo është tash e një muaj në klub.
“Juventus ka disa nga lojtarët më të mirë në botë, përfshirë mbrojtjen”.
“Shpresoj të jem në formën time më të mirë dhe të luftoj për një vend titulluar”.
💪 DEMIROCK 💪
The gallery from Demiral Day
➡️https://t.co/3zOaMlSXuw#WelcomeMerih pic.twitter.com/A5kLfyrpKB— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 20, 2019
“Chiellini, Bonucci dhe i gjithë personeli që janë më të vjetër në dhomën e zhveshjes po më ndihmojnë vërtet të integrohem”.
“Dua të mësoj shumë nga përvoja e tyre. Unë i jam veçanërisht mirënjohës Emre Canit, i cili është bërë një pikë referimi për mua, brenda dhe jashtë fushës”.
“Ardhja këtu është një nder për mua, unë do të përpiqem të jem model për bashkatdhetarët e mi. Përvoja ime në Reggio Emilia më ndihmoi në Serie A”.
🗣🎙RECAP⎮@Merihdemiral: “Dream come true”
➡️https://t.co/UFBuVTPVtt#WelcomeMerih pic.twitter.com/Pxr5ljIK0J
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 20, 2019
“Maurizio Sarri është i përfshirë direkt në stërvitje mbrojtëse dhe kjo është një avantazh për ne”.
“Ardhja këtu është një ëndërr e realizuar. objektivi i Juventusit është të fitojë gjithçka. Jam i sigurt se gjëra të mëdha do të ndodhin këtë sezon dhe shpresoj të qëndroj këtu për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë Demiral në prezantim. /Telegrafi/