Meridian Express përgjegjësinë sociale vazhdon ta ketë një nga shtyllat kryesore të operimit të saj në shoqërinë kosovare duke treguar angazhim të vazhdueshëm në krijimin e efekteve pozitive për komunitetet në nevojë.
Këtë e dëshmojë edhe në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit, ku Meridian Kitchen – pjesë e formatit të ri të dyqaneve Meridian Express, shtroi iftar për 71 banorë prezent në shtëpinë e personave të moshuar në Prishtinë.
Atyre, përveç ushqimit kryesor, Meridian Kitchen u ofroi edhe sallata – Olivia’s Comfort Food dhe ëmbëlsira nga Buka Bakery, shkruan Infokusi.com
Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë, vepron në kuadër të Divizionit të Përkujdesjes Institucionale. Të gjitha shërbimet e nevojshme për këta banorë, ofrohen falas të tilla si: ushqimi, veshmbathja, shërbimet shëndetësore, ku përveç mjekut të përgjithshëm janë prezentë edhe kontrollet nga motrat e teknikët medicinalë, fizioterapeutët, stomatologët etj.
Drejtoresha e kësaj qendre Raza Aliqkaj bashkë me banorët rezident, shprehën falënderim të madh për kompaninë Meridian për vizitën dhe iniciativën e marr për të dytën herë dhe krijimin e një atmosfere më ndryshe për banorët.
Nga ana tjetër, Zyrtarja e Marketingut në Meridian Express Besa Osmani, falënderoi stafin mikpritës të cilët ishin jashtëzakonisht bashkëpunues në realizimin e suksesshëm të kësaj iniciative dhe theksoi që mbështetjet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me përkushtim maksimal në krijimin e vlerave pozitive dhe të qëndrueshme për shoqërinë kosovare.
Rrjeti i dyqaneve të lagjes Meridian Express, është prezent në shtatë qytetet kryesore me gjithsejtë 34 dyqane, i njohur me moton “N’derë t’shtëpisë”. /Telegrafi/