Telegrafi

Meridian Express Tournament 2018 mbledh mbi 50 skuadra në turneun më të madh të futbollit në qytet

Futbolli mbetet sporti më popullor në Kosovë, ndërsa Meridian Express bashkë-organizon turneun e madh të futbollit, me numrin më të madh të ekipeve që garojnë për titullin e kampionit.

Rrjeti i marketeve në Kosovë, Meridian Express ka njoftuar që sot fillon turneu tradicional i futbollit Meridian Express Tournament 2018, i cili këtë edicion vjen me mbi 50 skuadra të ndryshme.

Në këte edicion pjesëmarrës do të jenë gjeneratat dhe grupet e ndryshme të komunitetit lokal, të cilët janë pasionantët më të mëdhenj të futbollit, ndërsa në këtë mes ka ekipe nga 1. Skuadra Doën Syndrome Kosova 2. Skuadra SOS Fshati i Fëmijeve 3. Skuadra e Ambasadës Amerikane 4. Skuadra e Komunës së Prishtinës 5. Skuadra e Policisë së Kosovës 6. Skuadra e Federatës së Futbollit 7. Skuadra e Veteranëve “ FC Prishtina “ 8. Skuadra e Veteranëve “ KF 2 Korriku “ 9. Skuadra e Veteranëve “ KF Feronikeli “ 10. Skuadra e Veteranëve “ KF Flamurtari “ 11. Skuadrat e Gjeneratës U11 12. Skuadrat e Gjeneratës U13 13. Skuadrat e Gjeneratës U15 15. Skuadrat garusese (16 ekipe).

“Njësoj sikurse në Kupën e Botës, edhe ne si organizatorë dhe mbështetës të këtij turneu të madh e ndajmë pasionin e njëjtë për futbollin, dhe duam që këtij sporti t’i japim shijen e fitores, respektit dhe dashurisë për garën por edhe fituesit e saj. Prandaj është viti i dytë me radhë që ne e mbështesim këtë organizim, i cili mbledh qindra futbolldashës nga gjitha sferat e shoqërisë tonë – ka thënë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.

Ky është viti i tretë me radhë i këtij turneu, i cili është mbështetur edhe nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës si dhe Federata e Futbollit të Kosovës, Meridian Express, Meridian Corporation, Buka, Meridian Kitchen, Spirit of Drini, Stobi Flips , Besa Security dhe Art Graphics.