Rrjeti i marketeve në Kosovë “Meridian Express” ka lansuar lojën shpërblyese “Zbulo dhuratën tënde”.Është viti i tretë me radhë që “Meridian Express” shpërblen konsumatorët e saj me shumë dhurata. Kësaj radhe, përveç mijëra shpërblimeve, “Meridian Express” do të dhurojë edhe një Golf 7, si preminë kryesore.
Loja shpërblyse ka filluar më 2 dhe zgjat deri më 31 gusht 2018. Të gjithë konsumatorët që realizojnë blerje mbi 10 euro, në marketet e “Meridian Express” do të pajisen me kartelë gërvishëse, për të fituar ndonjërin nga shpërblimet e shumta instant.
Gjithashtu konsumatorët bëhen pjesëmarrës në lojën shpërblyese duke shkruar emrin, mbiemrin, numrin e telefonit në kuponin fiskal dhe duke e vendosur atë në kutinë e lojës shpërblyese.
Përveç Golf 7, Meridian do të dhurojë edhe 5 tablet Samsung, 5 TV 32”, 5 Sony Playstation 4, 5 orë Sëatch si dhe mbi 15.000 produkte nga brendet më të njohura pjesëmarrëse në lojë.
“Në ‘Meridian Express’ angazhohemi shumë që çdo vizitë dhe blerje në market të jetë një përvojë unike dhe shpërblyese, ndërsa një herë në vit ne organizojmë lojën e madhe për ta shpërblyer besnikërinë e mijëra konsumatorëve tanë me dhuratat më të mira, duke përfshirë edhe preminë kryesore një veturë Golf 7. Ne mundohemi të jemi fqinji më i mirë në secilën lagje të Kosovës dhe këtë po e dëshmojmë me mijëra dhurata që po i japim për konsumatorët tanë me fat” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në “Meridian Express”.
“Meridian Express” është rrjeti i marketeve të lagjes në shtatë qytetet kryesore të Kosovës. Me moton “n’derë të shtëpisë” qëllimi i “Meridian Express” është shërbimi i vazhdueshëm i konsumatorëve, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produktet më të freskëta, një ambient shumë të këndshëm për blerje si dhe shërbim shumë miqësor ndaj secilit konsumator. /Telegrafi/