Sot më 1 tetor 2014, kompania e rrjetit të marketeve Meridian Express feston 2 vjetorin e hapjes së marketit të parë. Meridian Express ofron produkte të cilësisë së lartë, shërbim kualitativ dhe çmime shumë të volitshme për konsumatorët. Prezenca e produkteve “BUKA” në të gjitha marketet e Meridian Express e bën këtë rrjetin edhe më unik.
Gjatë dy viteve të fundit kompania ka punësuar rreth 300 punëtorë/e prej të cilëve më shumë se 50% janë femra. Kjo ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe pjesëmarrjen e gjinisë femërore në fuqinë punëtore. Gjithashtu, Meridian Express është kompania me programin më të avansuar të lojalitetit në Kosovë dhe deri më tani ka mbi 19,000 konsumatorë në të gjitha qytetet ku është prezent.
Meridian tanimë është zhvilluar jo vetëm si kompani por edhe si lider i korporatave me përgjegjësi shoqërore në Kosovë. Si pjesë e pandashme e shoqërisë, Meridiani ofron përkrahje të vazhdueshme organizatave lokale, duke filluar nga ato të bamirësisë e deri tek ekipet sportive. Për më shumë, mundohet të udhëheq drejt duke shtyrë kështu akterët tjerë të sektorit privat në Kosovë për të njohur e marrë shembull nga vlerat dhe rëndësia e përgjegjësisë shoqërore të korporatave (CSR).
Meridian Express në bashkëpunim me SOS Fshatin organizuan kampanjën “Barazo Faturën” duke dhuruar SOS-it një çek prej 2533.30 Euro. Gjithashtu, për nder të festës së Fitër Bajramit, Meridian Express vizitoi familjet me nevojë duke ju dhuruar pako familjare si dhe shtëpinë e personave të moshuar duke dhuruar ëmbëlsira dhe pije. Në kampanjën e vitit të ri, Meridian Express në bashkëpunim me partner dhuroi mbi 35,000.00 Euro për konsumatorët e rregullt.
Qëllimet e vlerat e mirëfillta të përgjegjësisë shoqërore janë ato që e definojnë dhe udhëheqin Meridianin – dhe mu këto vlera të inovacionit e bëjnë këtë kompani të dallohet dhe të jetë më ndryshe në tërë tregun e Kosovës.
Meridian Express e cila funksionon si njësi e biznesit nën ombrellën e Meridian Corporation deri më tani me sukses ka hapur 33 markete nëpër tërë Kosovën. Rrjeti i marketeve me moton “N’derë t’shtëpisë!” duke qenë sa më afër konsumatorit, vizitohet nga mbi 10,000 konsumatorë në ditë.
Meridian Express vazhdon të implementoj planet e zhvillimit dhe avansimit dhe ju fton të gjithë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm. Urime! /Telegrafi/