Prishtinës sot ju shtua në kalendarë edhe një ngjarje tjetër sportive, e cila pritet të bëhet traditë për vitet në vazhdim.
Është fjala për garat Triathlon, të cilat përfishjnë notin, vrapimin, dhe çiklizmin.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë më 15 gusht në Prishtinë, në mes të Meridian Express dhe Gërmia 555. Prezent në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe Kryetari I Komunës Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili publikisht deklaroi se do ta mbështesë garën, dhe se shpreson që ky aktivitet të bëhet traditë në kryeqytetin tonë.
Triathlon është garë e cila kombinon notin, çiklizmin dhe vrapimin, pa pasur pauzë në mes tyre. Kjo garë konsiderohet si një provë e vërtetë e aftësive, taktikave dhe durimit për garuesit.
Atletët zhyten në ujë, pastaj kalojnë në biçikletë, dhe pastaj garojnë në këmbë deri në vijën e fundit të finishit.
Nuk është hera e vetme ku Meridian Express merr iniciativa të tilla në të mirë të shoqërisë, ajo është mbështetëse e shumë aktiviteteve të tjera të ngjajshme ku përfshihen Meridian fushat sportive si: futboll, futsal, basketboll, volejboll, hendboll e të tjera.