Shaban Hoxhajt nga Bellanica e Malishevës, i është thyer vetura në Serbi dhe i janë vjedhur dy pasaporte të gruas së tij – njëri i Gjermanisë e tjetri i Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht të këtij viti, në orën 4.30 të mëngjesit, teksa qytetari nga Kosova ishte duke pushuar në një pompë të Benzinës.
Ngjarjen e ka raportuar te autoritet serbe.
Pasi ia kanë thyer veturën, aty ia kanë vjedhur edhe një çantë me 250 euro e një kartelë të bankës. Veç kësaj, veturës së Shaban Hoxhajt i janë shpërthyer edhe gomat.