Një mërgimtar që punon e vepron në Suedi, përveç që ndihmon familjen e tij, po kujdeset edhe për bashkëqytetarët.
Ai, ka sjell nga vendi i largët disa autoambulanca për Qendrën Spitalore në Skenderaj, njofton Klan Kosova.
Blerim Selimi, i cili punon në një institucion shëndetësor në Suedi, thotë se duke parë gjendjen e autoambulancave në Qendrën Spitalore në Skenderaj ndërmori iniciativën për sjelljen e autoambulancave në Kosovë.