Telegrafi

Mërgimtari që iu shpuan gomat e veturës në Serbi: Mos ndaloni te pompa “Lukoil”, aty ua shpojnë gomat!

Tre mërgimtarë kosovarë, që kaluan festat e fundvitit në familjet e tyre në Kosovë, gjatë rrugës nëpër Serbi t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore ku punojnë dhe jetojnë,  janë befasuar për të keq, pasi serbët ua kanë shpuar gomat e veturave.

Sipas mërgimtarit Premtim Esati, i cili ka postuar në llogarinë ‘Marakli t’kerreve’ në facebook, kosovarëve qëllimisht u janë shpuar rrotat e veturave me thikë, të cilat janë ndalë te pompa e karburanteve “Lukoil” në Serbi.

“Në këpucët e tyre kanë thika dhe i shpojnë gomat. Menjëherë aty afër qëndron një Golf dysh që ka lidhje me vullkanizerin dhe aty për aty i ndërrojnë gomat – një gomë e përdorur kushton 70 euro”.

“Këtu janë të parkuara tre makina të cilat kanë të njëjtin problem dhe që po presim ndërrimin e gomave”, ka shkruar mërgimtari.

Lexo po ashtu Tri veturave të mërgimtarëve iu shpërthehen gomat në Serbi - apelojnë të kihet kujdes në autostradën e Nishit

Të premtën, bashkatdhetarët kanë njoftuar se gomat po ju shpohen në dalje të autostradës së Nishit. /Telegrafi/