Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se nga ky aksident dy persona janë lënduar.
“Rreth orës 01:47 të mëngjesit të sotëm, policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baran të Pejës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si dhe janë lënduar dy persona. Të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë të ditur se njëra nga veturat e përfshira në aksident ishte me targa të Zvicrës. /Telegrafi/